Live

KMLDNj kritikon Qeverinë: Ka qenë detyrim ligjor që të bëjë indeksimin e pensioneve në përputhje me rritjen e inflacionit

15:49 / 08 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas vendimit të Qeverisë që të gjitha pensionet të rriten për 20 për qind.

KMDLNj thotë se kjo është “rritje klienteliste” dhe se do të “përkthehet në përqindje të votave për zgjedhjet e ardhshme”.

“Ka qenë e sigurt se qeveria do t’i rrisë pensionet dhe skemat sociale sikur që ka mundësi reale të rriten edhe pagat në arsim. Realisht këto grupe të targetuara përfituese kanë shumë votues andaj edhe ishte i pritshëm vendimi i qeverisë. KMDLNj-ë edhe më parë ka kërkuar të rriten pensionet  por jo në këtë mënyrë dhe këtë përqindje. KMDLNj – ë kishte kërkuar të bëhej indeksimi në vitin 2022 kur inflacioni ishte 22 përqind dhe pastaj të bëhet rritja. Me rritjen prej 20 përqind, askush nuk përfiton përveç qeverisë. Madje, me këtë rritje pensionistët dhe përfituesit tjerë nuk marrin më shumë se 90 përqind nga pensionet paraprake. Qeveria është dashur të konsultohet me përfaqësuesit e pensionistëve për të arritur një zgjidhje të pranuar përtë gjithë. Për më keq, qeveria ka injoruar Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës duke mos i pranuar në takime dhe duke shpërfillur, nga pozita e arrogancës së pushtetit, dialogun social. Në këtë mënyrë vetëm e ka betonuar agoninë e pensionistëve në luftë për mbijetesë nën çdo dinjitet përmes rritjes klienteliste të pensioneve që do të përkthej në përqindje të votave për zgjedhjet e ardhshme. Në anën tjetër me mospërfshirje të kategorive të luftës në këtë “rritje” është diskriminim flagrant dhe shkelje e barazisë para ligjit.”

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...