Live

Shpërndau produkte të dëmshme mjekësore, dërgohet në mbajtje një i dyshuar

18:12 / 08 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës në koordinim me prokurorin kompetent dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra me sigurimin e dëshmive dhe sekuestrimin e barnave të kontrabanduara nga inspektorati farmaceutik , ka krijuar dyshimin e bazuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shitur barna të kontrabanduara dhe me këtë rast ka konsumuar veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore” nga neni 260 i KPRK-së.

Lidhur me rastin përveç barnave pa banderola të Republikës së Kosovës janë hasur edhe barna me banderola të produkteve të tjera të cilat nuk kanë përkuar me produktet që i kanë pas të vendosura, e të cilat u janë shmangur kontrolleve të nevojshme në vendin tonë në aspektin e cilësisë si dhe u janë shmangur taksave doganore dhe pagesave tjera të obliguara nga organet kompetente.

Andaj në lidhje me rastin me datë 08.10.2024 i dyshuari i lartcekur është intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit kompetent i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...