Live

Aksioni “Pritja” dhe “Kristali 2” rezulton me arrestimin e katër personave dhe sekuestrimin e mbi 26 kg substanca narkotike

20:03 / 08 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Njësia e Antidrogës ka zhvilluar sot dy aksione të cilat përfshijnë tri rajone atë të Prishtinës, të Mitrovicës së Jugut dhe Pejës. Aksionet rezultuan me sekuestrimin e një sasie të drogës dhe me katër të arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti i parë i koduar “Pritja” i hetuar nga sektori qendror i policisë, është realizuar në katër lokacione të ndryshme dhe ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie prej mbi 25 kg, substancë narkotike të llojit marihuanë, si dhe arrestimin e tre personave të dyshuar.

Njësitet policore në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar edhe dy vetura dhe tre telefona celular.

Vlera e substancës narkotike arrin shumën prej mbi 45 mijë eurove. Dyshohet se një pjesë e drogës kishte destinim tregun vendor përderisa pjesa tjetër tregun e jashtëm.

Ndërsa rasti i dytë i koduar “Kristali 2” i cili është hetuar nga njësia rajonale e narkotikëve në Prishtinë, ka ka arritur të arrestojë një person të dyshuar dhe të sekuestrojë mbi një kilogram drogë, të llojit kokainë.

Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar para të gashtme mbi 6800 euro, 1000 dollarë amerikan dhe 3400 funta angleze.

Vlera e drogës në këtë rast arrin shumën prej mbi 50 000 mijë eurove.

Veprimet policore në të dyja rastet janë, realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore për Krime të Rënda në Prishtinë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...