Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, të cilat shpesh edhe eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, raporton Gazeta Sinjali
Kështu ka ndodhur së fundi edhe rrugës për Radoniq, konkretisht në fshatin Bec të Gjakovës.
Në përleshje, siç merr vesh Gazeta Sinjali, janë përfshirë disa persona.
Pas rastit, në vend ngjarje ka dalë edhe Policia e këtij rajoni, e cila ka ndaluar të dyshuarit dhe i ka shoqëruar në stacionin më të afërt policor.
Policia ende nuk ka dalë me raport zyrtar për rastin.