Live

Dega e NISMËS propozon dy kandidatë për deputetë, Limaj: Malisheva e ka adresën

21:00 / 15 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Nisma Socialdemokrate në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojë bashkë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ky subjekt politik, dega në Malishevë ka propozuar dy kandidatë për deputetë.

Bëhet fjalë për Vesel Krasniqin dhe Arbëreshë Krasniqi, vijnë nga Malisheva, bastion i Nismas ku qeverisë që nga viti  2013.

“Malishava e ka adresën”, ka shkruar Limaj në Facebook.

“Së bashku me strukturat drejtuese të degës së Malishevës, me unanimitet u pajtuam për të propozuarit e degës për kandidatët që do të përfaqësojnë Nismen Socialdemokrate në mandatin e ardhshëm”.

“Falenderim dhe mirënjohje për secilin aktivist e simpatizant të Nisma Socialdemokrate në Malishevë për përkushtimin e vazhdueshëm që Parlamenti i Kosovës të ketë zërin qe i mungon”, ka shkruar Limaj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...