Live

Krasniqi pas fitores së Kosovës: Futbollistët tanë po e dëshmojnë se asgjë nuk është e pamundur

23:36 / 15 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka uruar Kosovën pas fitores së thellë kundër Qipros me rezultat 3-0 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Krasniqi me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka theksuar se Kosova ka shënuar fitoren e tretë radhazi në kompeticionin e Ligës së Kombeve. Ai ka thënë se futbollistët e kombëtares po e dëshmojnë se asgjë nuk është e pamundur “kur ka vullnet dhe vendosmëri”.

“Urime të përzemërta djelmoshave të Kosovës për fitoren dominuese sonte 3:0 ndaj Qipros. Ky është triumfi i tretë radhazi që tregon përkushtimin dhe forcën e Kombëtares sonë.

Futbollistët tanë po e dëshmojnë se asgjë nuk është e pamundur kur ka vullnet dhe vendosmëri në fushë.

Vazhdoni me këtë ritëm djema, sepse sukseset më të mëdha janë ende përpara jush! Forca Kosovë!”, përfundon postimi i tij.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...