Live

Zjarr në zyrat e administratës së policisë, zyrtarët e fikën vet

20:08 / 16 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Një incident zjarri është shkaktuar në zyrat e Administratës së Policisë së Kosovës sot por është fikur nga vet personeli brenda objektit. Ndonëse nuk dihet zyrtarisht se çka e shkaktoi, Kososvalive mëson se ishin mbeturina ato që u dogjën

Zyre të Administratës së Policisë së Kosovës kanë marrë flakë, të mërkurën.

E zjarrin e kanë fikur vet zyrtarët e saj.

 “Ka shpërthyer një zjarr në një zyrë në objektin e administratës së PK-së që është në rinovim e sipër… Zjarri ishte shuar nga personeli prezent në objekt. Janë inspektorët e parandalimit që e hulumtojnë rastin”, deklaroi Mal Gashi, Komandant i Brigadës së Zjarrfikësve.

E nga Policia, nuk kanë dhënë më shumë detaje.

 “Është raportuar një incident zjarri i cili është lokalizuar. Njësitet kompetente po merren me rastin,” tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Në objektin që po rinovohet nuk vihen re dëme.

Policia e Kosovës dhe as zjarrfikësit, nuk kanë dhënë detaje rreth asaj se çka e shkaktoi zjarrin në objektin e Administratës, renovimi i të cilit po vazhdon akoma.

Siç mëson Dukagjini, mësohet se janë djegur letra të përdorura e mbeturina. Nga rasti nuk pati të lënduar.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...