Live

Raportin i Bankës Botërore, analist sjell fakte: Kosova me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon

09:59 / 18 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar gjetjet e raportit të fundit të Bankës Botërore.

Ai ka bërë me dije se ky raport e nxjerr Kosovën si vendimin më nivelin më të lartë të varfërisë në rajon.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se Kosova renditet menjëherë pas Shqipërisë.

“Nga raportet individuale të Bankës Botërore për vendet e Ballkanit, kam nxerë dhe paraqitur nivelin e varfërisë për përqindje të popullatës në rajon. Edhe pse ka një pëmirësim të lehtë vitin e fundit, Kosova mbetet me nivel të lartë të varfërisë, menjëherë pas Shqipërisë e cila ka 20% nivelin. Derisa Serbia ka nivelin e varfërisë më të ulët me vetëm 6% e Mali i Zi në 8%… Kosova mbetet në një nivel të lartë prej 19%”, ka shkruar Muharremi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...