Live

Ministri shqiptar në takimin e NATO-s: Të ketë vëmendje të shtuar ndaj dinamikave hibride në veri të Kosovës

16:16 / 18 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel ka folur për rolin që ka KFOR në stabilitetin në rajon.

Ai po ashtu njoftoi se ka bërë thirrje që të ketë një vëmendje të shtuar të NATO-s të ndaj dinamikave hibride dhe aktiviteteve malinje, veçanërisht në veri të Kosovës.

“Gjatë fjalës time në këtë sesion, theksova rëndësinë e qasjes gjithëpërfshirëse të parandalimit dhe mbrojtjes, duke kërkuar vëmendje të shtuar për Rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ndava gjithashtu shqetësimin për sfidat e sigurisë me të cilat përballet rajoni”.

“Vlerësova gjithashtu rolin thelbësor të misionit KFOR në sigurimin e stabilitetit në rajon, ndërkohë që bëra thirrje për vëmendje të shtuar ndaj dinamikave hibride dhe aktiviteteve malinje, veçanërisht në veri të Kosovës dhe ndaj zhvillimeve shqetësuese në Bosnje-Hercegovinë”, ka thënë ai pas takimit.

Vengu ka theksuar se është shumë i rëndësishëm komunikimi i qartë nga Aleanca për të lehtësuar dialogun politik midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe nevoja për veprime të shpejta për t’iu përgjigjur çdo ndryshimi në situatën e sigurisë.

“Vlerësova në të njëjtën kohë edhe vendimet strategjike të NATO-s për integrimin Euro-Atlantik të rajonit dhe rikonfirmova se roli i KFOR-it është i pazëvendësueshëm për stabilitetin e Ballkanit duke shtuar se Shqipëria, nga janari 2025, do të rrisë praninë e saj në misionin EUFOR-ALTHEA”, ka potencuar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...