Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin sonte, një person dyshohet se u ther për vdekje me thikë nga vëllai i tij.
Rasti ndodhi para rreth një ore dhe vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i Emergjencës.
Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin, i cili doli të jetë vëllai i viktimës, Gent Miftari, raporton Sinjali.
Miftari po dyshohet se e theri disa herë me thikë vëllain e tij, për motive akoma të panjohura.
Auron Miftari mbeti i vdekur si pasojë e therjes me thikë, pasi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.