Kryeministri Albin Kurti ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike vjen si pasojë e mungesës së kapaciteteve gjeneruese në Kosovë, e si pasojë duhet të importohet me çmimin e ngritur jashtë vendit.
Ndër të tjera, shefi i ekzekutivit thotë se rryma nuk është shtrenjtuar vetëm në Kosovë, por në të gjithë Evropën.
Megjithëse, ai shton se tani gjendja është më stabile
“Së pari rritja e çmimit të energjisë elektrike ka ndodhur në krejt kontinentin evropian, dhe meqenëse ne nuk kemi kapacitete që ta mbulojmë konsumin e energjisë elektrike, nuk kemi kapacitete gjeneruese, detyrohemi të importojmë, dhe në këtë mënyrë ne e importojmë çmimin e ngritur jashtë vendit. Kjo ka qenë para tre vjetëve shumë e rëndë. Por tash që po flasim situata është shumë më stabile”, tha Kurti për KP.