Live

Kurti: S’mund të jap datë kur do të hiqen masat e BE’së, viktima e parë e tyre ishte Rashiq

20:37 / 06 Janar 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk mund të dalë me ndonjë datë se kur do të hiqen masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, për të cilat ka shtuar se janë vënë padrejtësisht.

Sipas Kurtit, “viktima” e parë e këtyre masave ishte Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, të cilit iu anuluan takimet në Bruksel, shkruan Reporteri.net.

“E mbaj mend shumë mirë, ishte fillim vera e vitit 2023, Bashkimi Evropian për shkak të katër kryetarëve në ndërtesat në komunat veriore, vendosi masa ndaj neve, ndonëse u pa qartë që KFOR’i i përjetoi dhjetëra të lënduar rëndë dhe lehtë nga bandat fashiste të orkestruara nga Serbia dhe kjo s’kishte të bëjë me Qeverinë e Kosovës.. Tash deeskalimi në veri ka ndodhur. Ne urojmë që të mos ndodhë rieskalimi, ka pasur përpjekje për rieskalim. Këto granatat e dorës që hidhen herë në stacion të policisë ose përpjekja për ta hedhur komplet në erë kanalin e Ibër-Lepencit, janë përpjekje për rieskalim”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka përmendur raportin që Kryediplomati i BE’së, Josep Borrell, ua kishte dërguar vendeve anëtare ku kishte rekomanduar që masat të hiqeshin.

Si arsye për mos largimin e këtyre masave, Kurti ka përmendur “dinamikat e brendshme” brenda unionit.

“Janë disa dinamika të brendshme në Bashkimin Evropian për të cilat fatkeqësisht po e pëson Kosova. Unë punoj e uroj që të hiqen sa më parë, por nuk mund të jap një datë të caktuar për këtë gjë. Për shkak se nuk është se ne ia kemi vënë masat vetes, ato na janë vënë padrejtësisht ne”, ka thënë Kurti, në një intervistë për Kosova Press.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...