Live

Dështimi i dialogut me Serbinë? Kurti fajëson Brukselin

21:16 / 06 Janar 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nëse dialogu Kosovë-Serbi ka dështuar, kjo ka ardhur si pasojë e mosreagimit të Brukselit ndaj shkeljes së marrëveshjes nga ana e Serbisë.

Krti tha se nuk pritet zbatim i marrëveshjes, kur nuk ka ndëshkim për shkelje të saj.

“Nëse ka dështuar diçka, ka dështuar referimi mbi shkeljet e marrëveshjes. Sepse Serbia e ka shkelur marrëveshjen që e ka pranuar, dhe më pas gjyqtarët, referat, arbitrit, Brukseli nuk ka reaguar. Këtu është dështimi”, tha Kurti për KP.

“Nuk mund të presim zbatim të një marrëveshje, nëse nuk ka ndeshim për shkeljen e saj”, u shpreh Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...