Live

Ymeri i SBASHK-ut: Kurti ka tentuar të ushtrojë kontroll mbi Sindikatat

22:07 / 06 Janar 2025

Nga Kosova Live

Ymer Ymeri, përfaqësues i Sindikatave të Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë të bashkëpunimit me Sindikatat.

Në një intervistë për emisionin “Debat Plus”, Yeri tha se Kurti ka pasur një qasje të ashpër ndaj sindikatave dhe ka tentuar të marrë kontrollin mbi to, duke kërkuar që ato të veprojnë sipas interesave të tij.

“Që nga marrja e qeverisë, Albin Kurti asnjëherë në asnjë periudhe Sindikatat nuk kanë qenë më shumë të sulmuara dhe më pak bashkëpunues me qoftë Ministrinë apo qeverinë. Kurti nuk ka bashkëpunuar me neve si sindikata. Ne jemi udhëheqës të njëjtë edhe para zgjedhjes së Kurtit. Nuk është problemi i takimeve nga Sindikata me udhëheqës si Ramush Haradinaj, Kadri Veseli apo Hashim Thaqi. Problemi është se Kurti ka tentuar të i marrë sindikatat nën udhëheqjen e tij, edhe sindikatat me vepru ashtu si don ai. Po del si ka njohur sindikatët apo edhe Udhëheqësve të Sindikatբve, që nuk i nënshtrohen asnjë qeverie. Krahasimi i pagave në Kosovë, nëse i marrim se a janë rritur pagat si numër, ato janë rritur por nëse krahasojmë vlerat e pagës sot dhe mëherët, kemi ulje të pagave. Nëse i krahasojmë vlerat, nëse kemi pasur pagë 416 euro me një buxhet 1 miliardë e gjysmë ndërsa sot ësht mbi 3 miliardë e gjysmë. Që d.m.th buxheti është dyfishuar, por pagat është dashur të baraspeshohet sot do duhet 800 euro e jo 600 euro”, tha Ymeri.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...