Live

Vidhet një zinxhir në vlerë rreth 500 euro në një argjendari në Prizren, Policia jep detaje

22:41 / 06 Janar 2025

Nga Kosova Live

Një vjedhje ka ndodhur sot pasdite në një argjendari në Prizren, ku një kliente dyshohet se ka vjedhur një zinxhir ari në vlerë rreth 500 euro.

Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 06.01.2025. pasdite është raportuar një rast vjedhje në një argjendari në Prizren,  dyshohet se një kliente ka vjedhur një zinxhir ari me vlerë rreth 500 euro, rasti është iniciuar dhe është nën hetime”, ka deklaruar Bytyqi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...