Live

Zyrtari i lartë amerikan viziton Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë

09:24 / 08 Janar 2025

Nga Kosova Live

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi nga data 7 deri më 11 janar.

Sipas një njoftimi nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), Verma do të trajtojë çështje të rëndësishme në secilin prej vendeve që do të vizitojë.

Në Kosovë, ai do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Po ashtu, forcimin e qeverisjes dhe sundimin e ligjit, dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për qytetarët kosovarë.

Gjithashtu, Verma do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e saj të fuqishme ndaj Ukrainës dhe për ndihmën e ofruar afganëve në nevojë.

Gjatë vizitës në Tiranë, Verma do të diskutojë përparimin demokratik të Shqipërisë, aftësitë mbrojtëse të vendit, si dhe thellimin e lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara.

Në Serbi, Verma pritet të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...