Arabia Saudite po përballet me shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytje të rënda, duke përfshirë rrugët dhe lagjet e disa qyteteve të mbretërisë.
Qendra Kombëtare për Meteorologji lëshoi alarme të ndryshme për motin e keq në të gjithë vendin, përfshirë një paralajmërim të nivelit të kuq për qytetet e shenjta Mekë dhe Medinë në perëndim të vendit, si dhe për zonat e rajonit lindor.
Po ashtu, kryeqyteti Riad dhe provincat jugperëndimore Aseer dhe Jazan morën një paralajmërim të nivelit portokalli, i cili kërkonte kujdes të shtuar nga banorët për shkak të reshjeve të parashikuara.
Autoritetet saudite kanë apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët, duke iu kërkuar të ndjekin udhëzimet e sigurisë dhe të shmangin zonat e rrezikshme, përfshirë luginat dhe terrenet fushore, ku mund të grumbullohen ujërat e reshjeve.
Po ashtu, Shërbimi i Mbrojtjes Civile ka këshilluar banorët të qëndrojnë larg përmbytjeve dhe të jenë të vëmendshëm ndaj rreziqeve të mundshme.