Live

Arrestohet në Jarinjë një serb, që kontrabandonte mallra

11:01 / 08 Janar 2025

Nga Kosova Live

Një shtetas i Serbisë është arrestuar dje në Jarinjë.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se, gjatë një kontrolli rreth orës 16:05, shtetasi i Serbisë u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.

Burime tona pohojnë se personi në fjalë është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kontrabandim me mallra”.

Ai raportohet të ketë kryer këtë vepër penale në vitin 2019, teksa sot pritet të dalë përpara trupit gjykues, për t’iu shqiptuar vendimi i mëtejmë i organeve të drejtësisë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...