Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI) ka zbuluar një detaj shumë të ndjeshëm që thotë të ketë ndodhur në kampin Bondseteel.
Ramadani tha se në këtë kamp ushtarak ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, gjë që në asnjë rrethanë nuk do të duhej të ndodhtte.
”KOSST-i edhe Qeveria e kanë ndalë për herë të parë rrymën në Bondsteel. Ka ndodh para Vitit të RI dhe ka qenë prej temave që ka pas reagim jashtëzakonisht të ashpër të NATO-s deri në pyetjen “A jemi në një vend armiqësor apo miqësor”. Tre gjeneralët e dijnë më mirë se unë se nuk mundesh me ja ndal rrymën NATO-s. Në reduktime e kanë fut, tri orë ka ndodh ndalja. Ka pas takim direkt me Rizvanollin edhe me drejtorin e KOSST-it, reagimi i parë i tyre ka qenë keni gjenerator sepse jeni ushtri”, u shpreh Ramadani në Pressing.