Gjatë ditës së sotme pritet të emërohet drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Propozim-vendimi për emërimin e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës do të mirret në mbledhjen e Qeverisë.
Theksojmë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte emëruar Avni Kastratin ushtrues detyre të drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës më 17 nëntor të vitit të kaluar.