Live

Osmani: Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti dialogun strategjik

11:00 / 10 Janar 2025

Nga Kosova Live

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në një takim zëvendëssekretarin e Shtetit amerikan për Menaxhim dhe Resurse, Richard R. Verma

Pas takimit Osmani u shpreh se Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti dialogun strategjik

”Lajm i shkëlqyeshëm për Republikën e Kosovës!🇽🇰🇺🇸 . Pas propozimit që i kam dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si presidente e republikës qysh në vitin 2021, pastaj rikonfirmuar në qershor të vitit 2022 nëpërmjet notës verbale si edhe në takimin me sekretarin Blinken në korrik 2022, si dhe pas një pune të jashtëzakonshme të ekipeve tona përgjatë viteve të kaluara, sot në takimin me zëvendëssekretarin amerikan Richard Verma m’u konfirmua se Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti dialogun strategjik”, u shpreh Osmani.

Më tutje Osmani tha se kjo është një e arritur e jashtëzakonshme që dëshmon se partneriteti i mirëfilltë, i bazuar në vlera dhe interesa të përbashkëta, gjithmonë sjell rezultate.

”Falënderoj Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë përkrahje ndaj popullit të Kosovës dhe mezi pres ta vazhdojmë bashkëpunimin intensiv në interes të Kosovës. Ekipet tona do të takohen së shpejti për ta finalizuar marrëveshjen për dialogun strategjik, e cila do të përfshijë fusha shumë të rëndësishme në interes të qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Osmani.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...