Live

Koci: Hetuesi Idriz Gashi rikthehet në detyrat e tij policore, nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim elektoral

14:04 / 10 Janar 2025

Nga Kosova Live

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se hetuesi policor, Idriz Gashi, i cili u suspendua të mërkurën nën dyshimin për pjesëmarrje në tubime politike, është rikthyer në detyrat e tij policore.

Sipas Kocit, kjo ka ndodhur pasi është vërtetuar se i njëjti s’ka marrë pjesë në asnjë tubim electoral.

“Drejtësia gjithmonë triumfon, dhe kësaj here, fatmirësisht, pa vonesë.  Hetuesi policor Idriz Gashi nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim elektoral.  Si rezultat, siç kam parashikuar, rreshteri Gashi rikthehet në detyrat e tij policore”, ka shkruar Koci.

Gashi ishte supenduar bashkë me dy zyrtarë të tjerë policor, nën këto dyshime. Suspendimi i tyre ishte rekomanduar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...