Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.
Kështu ka ndodhur edhe dje në një familje në fshatin Vrellë të Istogut, ku një burrë rreth 52 vjeçar ka tentuar t’i jap fund jetës.
Sipas informacioneve të para që ka siguruar Sinjali, personi në fjalë tentoi të vetëvritej duke u varur në një litar – në një hapësirë të shtëpisë së tij.
Fatmirësisht, familja kanë arritur me kohë në vendin e ngjarjes ku dhe e kanë shpëtuar viktimën dhe i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
Ndërkaq, Policia në anën tjetër ka marr të gjitha veprimet e nevojshme dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit e ka iniciuar rastin.