Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur ka ndodhur shpërthimi në hyrje të një hoteli në Theth.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:30 të natës, dhe pas shpërthimit, autoritetet kanë mundur të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar, një i ri nga një fshat tjetër.
Kjo ngjarje ka alarmuar komunitetin lokal, dhe hetimet e policisë janë duke vazhduar për të zbuluar motivet pas këtij shpërthimi. Policia po merret me pyetjen e të dyshuarit për të zbuluar arsyet që mund të kenë çuar në përdorimin e lëndës plasëse ndaj biznesit të pronarit Ç. Berishta