Live

Krasniqi pas tubimit të VV’së në Mitovicë: 2:0 për opozitën pas autogolit të pushtetit

23:48 / 12 Janar 2025

Nga Kosova Live

Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi ka reaguar pas tubimit të VV’së në Mitrovicë.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se pas tubimit të sotëm pushteti i dha autogol vetes dhe se rezultati është 2:0 për opozitën.

“Tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë tregoi se kjo parti, edhe pas përfundimit të një mandati të plotë dhe duke qenë e vetme në pushtet, ende nuk arrin të shkëputet nga retorika përçarëse dhe krahasimi me të kaluarën.” ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë: 

2:0 për opozitën pas autogolit të pushtetit

Tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë tregoi se kjo parti, edhe pas përfundimit të një mandati të plotë dhe duke qenë e vetme në pushtet, ende nuk arrin të shkëputet nga retorika përçarëse dhe krahasimi me të kaluarën. Në vend që të fokusohen te prezantimi i sukseseve dhe projekteve për të ardhmen, fushata vazhdon të mbetet e bazuar në narrativën “ne dhe ata”. Kësaj situate i shtohet edhe humbja e kontrollit gjatë fjalimit të kryetarit të partisë, e cila ngjall shqetësime për mënyrën e marrjes së vendimeve në situata të ndjeshme.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...