Live

Një delegacion nga KiE do ta vizitojë Kosovën për të vlerësuar fushatën zgjedhore dhe klimën politike para 9 shkurtit

18:27 / 13 Janar 2025

Nga Kosova Live

Të enjten dhe të premten (16 – 17 janar) në Kosovë do të qëndrojë një delegacion prej tre anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i kryesuar nga Petra Bayr.

Delegacioni në fjalë pritet të vlerësojë fushatën zgjedhore dhe klimën politike para Zgjedhjeve Parlamentare të 9 shkurtit.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, delegacioni pritet të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin e kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën.

Delegacioni i Këshillit të Evropës pritet të takojë edhe liderët e partive politike në Kosovë.

“Gjithashtu, janë planifikuar takime me delegacionin e Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Kryetarin dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së dhe anëtarë të komunitetit ndërkombëtar, si dhe me përfaqësues të trupit diplomatik, shoqërisë civile dhe mediave”, thuhet në njoftimin për media.

Zgjedhjet Parlamentare në Kosovës pritet të mbahen më 9 shkurt të këtij viti.

Ndërkohë nga Këshilli i Evropës një delegacion prej 20 anëtarësh do të udhëtojë në Kosovë për të vëzhguar zgjedhjet.

Gjatë vitit 2022 Kosova aplikoi për t’u anëtarësuar në këtë organizatë ndërkombëtare, por që nga ajo kohë deri më sot Kosova nuk arriti të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës ndonëse kaloi me sukses dy faza të anëtarësimit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...