Live

Nisin homazhet në Reçak

09:34 / 15 Janar 2025

Nga Kosova Live

Janë mbushur sot 26 vjet nga masakra më e tmerrshme mbi popullatën civile në Reçak nga forcat serbe. Qytetarë të shumtë që në orët e para të mëngjesit kanë arritur në Memorialin ku prehën 45 shqiptarë të paarmatosur që u vranë e u masakruan barbarisht, më 15 janar 1999, në fshatin Reçak, raporton Ekonomia Online.

As të ftohtët e këtij mëngjesi nuk bëri që kosovarët të hezitonin të vijnin me kurora lulesh në duar për të nderuar, ata që siç shprehën qytetarët “qëndrojnë themelet e shtetit tonë”.

Natyrisht se aty pranë varreve ndodhën dhe familjarët e tyre, të cilët janë të parët që kanë arritur te Memoriali, duke përkujtuar ditën më të rëndë për ta e më tragjiken e historike të Kosovës, që tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...