William G. Walker, ish-diplomat i ShBA-së, që informoi botën për masakrën në Reçak në vitin 1999, i është publikuar libri mbi këtë masakër në gjuhën shqipe.
Një citat nga ky libër është publikuar në Facebook.
Në citatin e publikuar, Walker tregon se çfarë i tha Javier Solanës, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, rreth çështjes nëse Slobodan Millosheviqi, ish-presidenti autoritar i njohur botërisht si “Kasapi i Ballkanit”, nuk e nënshkruan marrëveshjen e Rambujesë.
““Ambasador Walker, çfarë mendoni se duhet të bëjmë nëse Millosheviqi nuk tërhiqet dhe nuk nënshkruan?” Pyetja më kapi tërësisht në befasi. Ishte shumë përtej mandatit tim dhe përgjegjësive të mia. Por Solana ishte serioz, duke më vështruar intensivisht, duke pritur të dëgjonte mendimin tim. Ai donte një perspektivë nga vijat e frontit. Deri atëherë, kisha pasur të bëja me Millosheviqin dhe autoritetet e RFJ-së për mbi një vit e gjysmë. Për habinë time, përgjigja ime ishte e