Live

Haradinaj për Kurtin: Kjo është fyese, 2000 faqe i kisha mbushë e kisha shku në vizitë në Hagë

23:01 / 15 Janar 2025

Nga Kosova Live

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, i cili ka deklaruar javë më parë se ka mendur që t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë, por që sipas tij është ndaluar për faktin që duhej plotësuar shumë dokumenta.

Haradinaj ka thënë se edhe po të ishin 2000 faqe ai do të shkonte për t’i vizituar edhe sipas tij kjo deklarata është fyese për ta.

Tutje, ai ka thënë se në Hagë janë vizituar edhe nga Edi Rama në cilësinë e mikut.

“’Pritova se ishin shume letra’ z.kryeministër tha kështu’ ata persona atje nuk ia vlen me i mbush faqet për ta’… Ai ka pritu, por esenca e saj është edhe 2 mijë faqe më i mbushë isha hi i kisha mbush dhe kisha tentu dhe kisha thënë provova, por nuk më lanë. Prandaj mund të them kjo është përkthimi i tij, se ai dinë me i përkthy deklaratat e tij. Kjo më shumë ofendim nuk ka… kjo është fyese bre. Atje bindjet politike janë shumë të paarsyeshme, nuk akuzohet askush për bindje politike. Edi Rama ka ardhur si mik.”, ka thënë ai në Tëvë1.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...