Live

Ky është mitrovicasi i arrestuar që i kërkoi marrëdhënie ish të dashurës pasi s’ia ktheu borxhin

23:34 / 15 Janar 2025

Nga Kosova Live

Vajzat dhe gratë vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve e sulmeve seksuale. Jo rrallëherë ka pasur raste kur janë shantazhuar e kërcënuar që të veprojnë kundër vullnetit të tyre. Për një rast të ngjashëm që dyshohet se ndodhi në Mitrovicë, Policia ka arrestuar një person.

Një 37-vjeçar po dyshohet për kërcënimin e një 31-vjeçare, të cilës i ka kërkuar marrëdhënie seksuale, pasi nuk kishte arritur ta shlyejë borxhin që kishte.

Sinjali ka mësuar se personi që po dyshohet për këtë rast është Ardian Meholli, i cili ka përfunduar në prangat e Policisë.

Meholli po dyshohet se në fund të dhjetorit i kishte kërkuar ish të dashurës së tij të kryenin marrëdhënie, pasi ajo s’kishte arritur t’ia kthejë paratë që i kishte borxh.

Denoncimi i rastit ka aktivizuar Policinë në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.

Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...