Live

Nënë e bijë rrahen mes vete në Prishtinë, në përleshje përfshihet edhe dhëndri

17:44 / 16 Janar 2025

Nga Kosova Live

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Në këto raste jo rrallëherë përfshihen prindërit me fëmijët e tyre. Kështu ndodhi edhe së fundmi në një familje në Prishtinë.

Sinjali mëson se këtë herë në sherr janë përfshirë nënë e bijë, të cilat përfunduan në prangat e Policisë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të dyshuarat fillimisht kanë pasur një konflikt verbal mes tyre, që eskaloi në përleshje, duke e goditur njëra – tjetrën.

Sipas informacioneve të para, në sherr është përfshirë edhe bashkëshorti i vajzës, i cili po ashtu u shoqërua në stacion policor.

Të tre kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin, në cilësinë e të dyshuarve.

Me t’u përfunduar procedurat policore, me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...