Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga organet e rendit arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Plot të akuzuar e të dënuar për vepra të ndryshme penale, që kanë ikur nga duart e drejtësisë, shpallen në kërkim dhe ndaj tyre lëshohen urdhër arreste. Kështu ka ndodhur edhe me një 29-vjeçar nga Prishtina, i cili u kap të mërkurën.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Robert Azemin, i cili u arrestua gjatë ditës së djeshme.
I njëjti u ndalua dhe pas verifikimit, rezultoi se po kërkohej në bazë të dy urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese në vend.
Azemi ishte arrestuar edhe më parë nga Policia, pasi dyshohej për një rast të grabitjes në korrik të vitit të kaluar, për çka Sinjali kishte raportuar.
Sipas informacioneve që ka Sinjali, Azemi ishte shpallur fajtor për vjedhje nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe ishte dënuar me 200 euro gjobë si dhe me 3 muaj burgim me kusht.