Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Dajç të Lezhës.
Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Dajç të Lezhës.
Sipas Top Channel, viktima është Arben Gazulli, 53-vjeçar, transmeton Klankosova.tv.
I ndjeri raportohet se është gjetur pothuajse i dekompozuar dhe dyshohet të ketë vdekur kohë më parë, por kjo edhe nuk është konstatuar.
Trupi është dërguar në Morgun e Tiranës, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes.