Një djalosh nga Gostivari pati sot një moment emocionues.
Ai arriti ta takojë futbollistin e tij të preferuar Kylian Mbappen.
Bëhet fjalë për Reis Fejzin, nxënës dhe futbollist pasionant që stërvitet futboll te Qendra Stërvitore ES nga Kamenjani i Tetovës, udhëtoi enkas drejt Madridit (Spanjës) për të ndjekur nga afër ndeshjen Real Madrid-Las Palmas 4:1, e zhvilluar në “Santiago Bernabéu”.
Pas përfundimit të ndeshjes, Reisi shfrytëzoi momentin për të “dribluar” sigurimin dhe për t’u afruar pranë yllit francez Kylian Mbappe.
Kjo nuk i shkoi huq atij.
Ai arriti që francezit t’ia marrë fanellën duke i mbetur kështu një kujtim i paharruar në jetën e tij.
E ishte pikërisht Kylian Mbappe, ai i cili i realizoi dy gola ndaj Las Palmasit.