Plot 5 gola.
Dueli i xhiros së shtatë të fazës së parë në UEFA Europa League, ndërmjet Hoffenheimit dhe Tottenhamit përfundoi me fitoren e anglezëve me rezultat 2-3.
Koreano-jugori Heung-Min Son shkëlqeu në këtë ballafaqim, duke realizuar dy gola, kurse James Maddison ishte ai i cili shënoi tjetrin, njofton Klankosova.tv.
Vendasit dy herë provuan të kthehen në lojë, por që nuk mundën të njxerrin pikë.
Anton Stach e ngushtoi epërsinë e mysafirëve në 1-2, kurse David Mokwa Ntusu, e zbuti humbjen, duke realizuar për rezultatin përfundimtar.
Gjermanët që kanë vetëm 6 pikë, me këtë disfatë thuajse kanë humbur çdo shpresë për t’u kualifikuar në fazën me eliminim, ndërsa londinezët që kanë plot 8 më shumë, janë afër për ta siguruar direkt çerekfinalen.