Shtëpia e Big Brother VIP 4 vijon të jetë skena e dinamikave dhe debateve të forta mes banorëve, me një tjetër përplasje që ka tërhequr vëmendjen e shikuesve.
Këtë herë, protagonistë të një debati të ashpër ishin G Bani, Laerti, dhe pjesërisht Valbona, duke krijuar një atmosferë të tensionuar brenda shtëpisë.
Gjithçka nisi nga një përplasje mes G Banit dhe Valbonës, ku ndërhyri edhe Laerti, duke shkaktuar një ngritje të toneve mes tyre.
Situata eskaloi shpejt me akuza dhe fyerje që u shkëmbyen në mënyrë të hapur.
Ndërkohë, edhe Valbona nuk qëndroi e heshtur dhe reagoi ndaj situatës:
Valbona: “Legenë jemi se të kemi mbajtur në këtë shtëpi”.