Këngëtari i njohur kosovar, Gjesti, ani pse aktualisht ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ‘nuk mungoi’ mbrëmë gjatë finales së Big Brother VIP Kosova.
Ishte publiku që përmes brohorimave thirri fuqishëm emrin e tij, gjatë Prime-it të natës finale.
Ndërsa dhjetëra finalistë dhe momente të tjera ishin në qendër të vëmendjes, një pjesë e madhe e publikut, i përbërë nga qindra veta, shfaqi hapur mbështetjen e tyre për Gjestin.
Kjo ndodhi pavarësisht faktit që ai u eliminua disa javë para finales, një moment që shkaktoi shumë reagime dhe diskutime në opinionin publik.
Thirrjet për emrin e tij në finalen e madhe ishin një dëshmi e qartë e përkrahjes së madhe që vazhdon të gëzojë jashtë shtëpisë.