Live

“Duart i keni me gjak”, protestat në Serbi nuk ndalen as pas dorëheqjes së Vuçeviqit

18:27 / 29 Janar 2025

Nga Kosova Live

Dhjetëra mijëra studentë po vazhdojnë të protestojnë në Serbi, përkundër dorëheqjes së kryeministrit Milosh Vuçeviq.

Protesta nisi për shkak të vdekjes së 15 personave nga shembja e strehës prej betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor të vitit 2024.

Për protestuesit që po dalin në rrugë, tragjedia në Novi Sad është emblematike për gjithçka që ata besojnë se po shkon keq në Serbi: korrupsioni i përhapur institucional, mungesa e llogaridhënies dhe një klasë teokratike që perceptohet se është ngritur vetëm për shkak të lidhjeve që ka me partinë në pushtet, Partinë Progresive Serbe të Vuçiqit.

Siç shkruan REL, kjo ngjarje tashmë është shndërruar në një simbol të keqqeverisjes së regjimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Për dhjetëra mijëra protestues që po dalin në rrugë, tragjedia në Novi Sad është emblematike për gjithçka që ata besojnë se po shkon keq në Serbi: korrupsioni i përhapur institucional, mungesa e llogaridhënies dhe një klasë teokratike që perceptohet se është ngritur vetëm për shkak të lidhjeve që ka me partinë në pushtet, Partinë Progresive Serbe të Vuçiqit”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...