Live

Zëdhënësi i KE-së thirrje Serbisë: Përmbahuni nga përshkallëzimi dhe angazhohuni në dialog

21:52 / 30 Janar 2025

Nga Kosova Live

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier u bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë në Serbi që të përmbahen nga përshkallëzimi i dhunës dhe tensioneve dhe të angazhohen në dialog konstruktiv.

Në një konferencë të rregullt për shtyp, Mercier theksoi se nuk dëshiron të komentojë arsyet që çuan në dorëheqjen e kryeministrit serb Millosh Vuçeviq.

“Ne nuk do të komentojmë çështjet e brendshme politike kur është fjala për dorëheqjen e kryeministrit dhe zgjedhjet e reja të mundshme, sepse kemi thënë tashmë të martën se u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë që t’i kthehen dialogut dhe të përmbahen nga përshkallëzimi i tensioneve dhe trazirave. Ata duhet të angazhohen në një dialog konstruktiv dhe kjo është shumë e rëndësishme në kuadrin e reformave që duhet të zbatohen, por edhe në aspektin e shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut e të tjera. Ajo punë duhet të përshpejtohet”, tha Mercier.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...