Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Fushë-Mëzez, Tiranë.
Policia bën me dije se i mituri është paraqitur në spitalin e Traumës i plagosur me armë. Nuk dihen ende rrethant e ngjarjes.
I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.
15-vjeçari nuk ka treguar në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja.
I ati ka deklaruar se ka dëgjuar të shtëna dhe e ka gjetur të birin të plagosur.
Shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.