Live

Tiranë: 15-vjeçari shkon në shtëpi i plagosur nga arma e zjarrit, babai e dërgon në spital

23:54 / 30 Janar 2025

Nga Kosova Live

Një incident ka ndodhur sonte në afërsi të Fushë-Mëzez në Tiranë, ku një i mitur ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës 15 vjeçari, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.

“Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, ka njoftuar policia.

Aktualisht i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe i është nënshtruar një operacioni pasi plumbin e ka marrë në krahëror, ndërsa shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Top Channel ka raportuar se policia ende nuk e di të qartë vendngjarjen ku ka ndodhur plagosja dhe në ç’rrethana, pasi 15-vjeçari ka shkuar në banesë i plagosur dhe më pas i ati e ka dërguar në spital.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...