Viti 2024 është viti me më së shumti aksidente sa i përket aviacionit. Rreth 400 njerëz humbën jetën nga aksidentet ajrore në mbarë botën.
Këto statatistika janë katër herë më të larta se sa në vitin 2023 kur numri i të vdekurve ishte nën 100, shkruan Bild.
Së fundi, një avion pasagjerësh dhe një helikopter u përplasën mbi lumin Potomac në Uashington (SHBA), të gjithë 67 pasagjerët vdiqën, gjë që bën që numri të rritet në 460 të vdekur.
Pavarësisht serisë së fundit të aksidenteve, fluturimi është bërë shumë më i sigurt me kalimin e kohës. Madje, sipas Shoqatës Gjermane të Aviacionit (BDL), probabiliteti për të vdekur si pasagjer në një aksident është 1 në 14 milionë. Kjo është 53 herë më e sigurt se në vitet 1970.