Live

Shaqiri asiston, Baseli mban hapin për titull me Luganon

19:07 / 02 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Xherdan Shaqiri ka kontribuar me asistim në fitoren e Baselit në udhëtim ndaj Zurichut të dielën me rezultat 1:0.

Ndeshja Zurich – Basel i takoi javës së 21-të të Superligës zvicerane të futbollit.

Kapiteni Shaqiri asistoi për golin e vetëm të shënuar nga Kevin në minutën e 36-të. Kevin shënoi me kokë pas harkimit të Shaqirit.

Shaqiri kompletoi takimin. Deri në fund të ndeshjes luajti edhe Leon Avdullahu. 

Taulant Xhaka mungoi shkaku lëndimit, kurse Albian Ajeti shkaku suspendimit.

Shkaku suspendimit Zurichut i mungoi Lindrit Kamberi.

Baseli zë vendin e dytë me 37 pikë, një më shumë ka Lugano në vendin e parë. Zurichu është në vendin e gjashtë me 30 pikë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...