Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella pas publikimit të albumit të saj të titulluar “Të dua”, ka uruar që fansat të jenë duke e shijuar atë.
Ajo është shprehur se ky album është dedikim për të gjithë ata që ia kanë kërkuar rikthimin me muzikë të mirëfilltë, përcjell Klankosova.tv.
“Uroj që po e shijoni albumin tim të ri “Të Dua”. Një dedikim për të gjithë ata që kanë kërkuar rikthimin tim me muzikë të mirëfilltë e të pakohë”, ka shkruar Samanta.