Jacques Audiard, regjisori i filmit ‘Emilia Pérez’ (i nominuar për 13 Oscars në 2025), ka ngritur polemika në mesin e publikut të Amerikës Latine (veçanërisht Meksikës) për një film që ata e përshkruajnë si plot stereotipe.
Edhe pse është e vërtetë që francezi kërkoi falje për këtë çështje, tashmë është bërë virale një video e disa deklaratave të tij më 21 gusht për gjuhën spanjolle.
“Spanjishtja është një gjuhë e vendeve në zhvillim, një gjuhë e vendeve modeste, e të varfërve dhe emigrantëve”, kishte deklaruar Audiard.
Këto fjalë kanë shkaktuar reagime të mëdha me mediat sociale dhe gazetat në Meksikë dhe Amerikën Latine, shumica e të cilave kanë shprehur indinjatë dhe zemërim, me komentet e tij të interpretuara si një shenjë klasizmi dhe përbuzjeje për vendet spanjishtfolëse.
Audiard ka deklaruar, herë pas here, se ai nuk po përpiqej të eksploronte kulturën meksikane në “Emilia Perez”, e cila në fakt u xhirua në Francë, por më tepër Meksika në film ishte vetëm një sfond për historinë e tij.