Live

Pas marrëveshjes për kufirin “tërhiqet” Trump, shtyhen për një muaj tarifat për mallrat nga Meksika

17:28 / 03 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Meksika ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të shtyjnë vendosjen e tarifave 25% për mallrat nga Meksika për një muaj, pas një bisede të zhvilluar mes presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe presidentes së Meksikës, Claudia Sheinbaum.

Ky zhvillim vjen pas një marrëveshjeje mes dy liderëve, e cila përfshin një angazhim të Meksikës për të forcuar kufirin me 10,000 trupa të Gardës Kombëtare, të cilët do të dërgohen menjëherë në terren.

Këta trupa do të kenë si prioritet parandalimin e trafikut të drogës në SHBA, me fokus të veçantë në fentanyl (një drogë e rrezikshme), që ka qenë një nga shqetësimet kryesore të Trump.

Presidentja Sheinbaum ka shtuar se Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë marrë angazhimin për të punuar në parandalimin e trafikut të armëve nga Meksika.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...