Live

Nuk ndalen lëkundjet në Santorini, njerëzit nisin të largohen nga ishulli

18:10 / 03 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Frika nga tërmeti i ka shtyrë njerëzit të largohen nga Santorini, pasi destinacioni më i popullarizuar i ishullit të Greqisë vazhdon të goditet nga ajo që shkencëtarët e përshkruan si një “breshëri” lëkundjesh.

Edhe pse autoritetet po qëndrojnë në gatishmëri për shkak të shqetësimeve të shtuara për një fatkeqësi natyrore, banorët, turistët dhe punëtorët po përpiqen të largohen nga ishulli me tragete dhe aeroplanë.

Nga mesdita e së hënës, kompania Aegean Airlines kishte njoftuar se po dyfishonte numrin e fluturimeve nga Athina në Santorini për dy ditët e ardhshme, pasi agjentët e udhëtimit thanë se fluturimet e reja u shitën “brenda sekondave

Më shumë se 200 lëkundje nënujore tronditën ishullin gjatë fundjavës, shumica në ujërat midis Santorinit dhe Amorgos, ishullit më lindor të Cyclades.

Të hënën, një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter, më i fuqishmi deri më tani, u regjistrua në orën 14:17 me orën lokale. Gjithashtu janë regjistruar rrëshqitje të tokës dhe gurëve.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...