Live

Kryeministri i Luksemburgut mesazh Trump: BE nuk është më e dobët se SHBA

23:48 / 03 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri i Luksemburgut Luc Frieden iu përgjigj ashpër presidentit amerikan Donald Trump lidhur me vendosjen e tarifave shtesë për mallrat nga Bashkimi Evropian.

“Ne nuk jemi më të dobët se SHBA-ja dhe nëse dikush dëshiron një luftë tregtare, do ta ketë atë!”.

Frieden theksoi se “nuk duhet të emocionohemi menjëherë për çdo vendim të presidentit të SHBA” dhe vuri në dukje se BE-ja nuk është prekur ende nga tarifat shtesë të SHBA.

Trump njoftoi tarifa më të larta për mallrat nga Kanadaja, Meksika dhe Kina duke filluar nga e marta dhe kërcënoi BE-në me tarifa të ngjashme.

Ndërsa, kryeministri finlandez Petteri Orpo reagoi ndryshe nga homologu i tij nga Luksemburgu.

“Ne e kemi përgatitur veten, do të duhej të negocionim me Trump. Unë nuk do të filloj asnjë luftë. Unë dua të nis negociatat”, tha Orpo në lidhje me propozimin e Trump.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...