Live

Bllokohet qyteti pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë në Suedi-Në mesin e të plagosurve edhe një polic

15:57 / 04 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Një shkollë në Suedi është bllokuar totalisht pas raportimeve për të shtëna me armë.

Sipas raportimeve thuhet se të shtënat erdhën nga një armë e llojit “automatik”.

Policia suedeze veçse ka konfirmuar se i janë përgjigjur thirrjes për kërcënim me sulm vdekjeprurës në shkollën “Risbergska” në qytetin Orebro.

Sipas njoftimit pesë persona janë qëlluar nga arma e zjarri dhe gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.

Po ashtu në mesin e të lënduarve në këtë rast është edhe një zyrtar policor.

Media suedeze Atfonbladet raporton se spitalet lokale janë duke u përgatitur për një fluks pacientësh – me dhomat e emergjencës dhe njësitë e kujdesit intensiv që po kompletohen me mjetet e nevojshme.

E banorët e zonës “Vasthaga” janë urdhëruar që të futen nëpër strehimore apo të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...