Fillimisht u raportua se të paktën pesë persona janë qëlluar me armë zjarri në një shkollë në qytetin qendror të Suedisë, Orebro.
Por, siç njofton BBC, policia nuk pohuar se ka viktima nga sulmi.
Një zëdhënës i policisë suedeze thotë se nuk mund të komentojë nëse ka viktima, shkruan BBC.
Të shtëna u raportuan në shkollën Risbergska në distriktin Vasthaga të Orebros rreth orës 13:00.
Lena Warenmark, një mësuese në Risbergska, tha për transmetuesin kombëtar SVT: “Kemi dëgjuar të shtëna armësh shumë afër studimit tonë. Ndoshta ka pasur dhjetë të shtëna”.